HomeShowbiz

“Dukesh shumë keq”/ Iliri i kërkon Monikës të bëjë make-up

Dita e mërkurë në “Big Brother” është shoqëruar me kunja, ironi dhe debate. Shkak është bërë sjellja e Ilirit, kontrolluar nga një mision i ngarkuar nga “Vëllai i Madh”.

Njëri nga banorët që u kthye në “viktimën” e tij ishte edhe Monika. Ai i kërkoi asaj vazhdimisht që të ndryshojë grimin pasi paraqitja e saj nuk ishte aspak e mirë.

“Je shumë keq pa make-up. Realisht duhet të shkosh të lyhesh menjëherë. Po të duash të ndihmoj unë pastaj që të lyhesh, të të bëj edhe një masash pastaj. Po ta këshilloj miqësisht që të bësh menjëherë make-up sepse po dukesh shumë shumë keq”,- tha ai.

Nga ana tjetër, Monika u përpoq të mos i kushtonte rëndësi kësaj deklarate duke lënë të hapur opsionin e grimimit nga ana e Ilirit.

“Meqë nuk të dukem e bukur mund të vish pastaj dhe të më lyhesh siç dëshiron. Jam e hapur të ta jap këtë kënaqësi”,- tha ajo.


TË NGJASHME