Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Duma: Reforma elektorale të garantohet nga ndërkombëtarët…

Grida Duma, ish-deputetja e Partise Demokratike, duke folur për situatën aktuale politike në vend e teksa ka deklaruar se tashmë ndërkombëtarët e kanë legjitimuar djegien e mandateve nga opozita, theksoi se reforma e vërtetë është vota dhe se është vlerë e parë në parti. 

E ftuar mëngjesin e sotem në “Dita Jonë”, Grida Duma u pyet për një sërë çështjesh të aktualitetit politik në vend.

“Pjesa konstruktive nuk duhet t’i mungojë opozitës. Ne kemi dalë nga sistemi për të ndërtuar sistemin. Shkon në kohezion me atë që kemi thënë. Të gjithë ne duam të shtrojmë rrugët e zgjidhjet. Ndërkombëtarët duhet të kuptonin shkaqet kryesore pse ne dogjëm mandatet. Çështja ishte përgjegjësia politike që merrnim ne me atë vendim dhe sot unë mendoj se ky hap i parë është legjitimuar si një kauzë e drejtë. Kjo u shfaq haptazi në raportin e OSBE/ODIHR dhe në 9 kushtet e Bundestagut. Sa i përket ndërgjegjësimit të palës ndërkombëtare, ne ja kemi arritur. Jemi në një tryezë. Nuk është e mundur sot që Kodi Zgjedhor. Ne na mungon konkurrenca në të gjitha sferat e jetës. E vetmja gjë që ne nuk theksojmë mjaftueshëm pas reformës zgjedhore, është ndëshkueshmëria. Nëse nuk jemi një shembull ndëshkueshmëria ndaj krimit elektoral, ne nuk arrijmë asgjë”-tha ajo.

Reforma zgjedhore të garantohet nga ndërkombëtarët

“Jam për një opozitë të fortë, një politik agresive. Ne vijmë pas disa muajsh proteste, rritje të demonstrimit, padyshim shkuam edhe më idenë që në 30 qershor nuk do të kishte çmenduri të tillë. Votimi me 20 e ca përqind të shqiptarëve e deklasoi veten. Ne kemi ardhur këtu me protesta që ka pasur sakrificë njerëzish. Këta njerëz që kanë protestuar deri sot, nuk mundet të mendojnë se kanë sakrifikuar vetëm për të shkruar disa dokumente. Nëse atëherë e kam thënë që trajektorja e protestës duhet të ketë trajektoren e alternativës, sot e them se pjesa e parë e dialogut për reformën zgjedhore duhet të vijojë me garanci absolute të ndërkombëtarëve. Këtu ne duhet të kërkojmë më shumë vëmendje. Kjo nuk është çështje ligji, por vullneti politik”.

Marrëveshje Rama-Basha?

“Është një nëse që duhet përjashtuar apriori. Nuk mund të ndodhë dhe s’duhet të ndodhë. Nga ana e tij, kryetari i PD e ka bërë të ditur se nuk ka një marrëveshje të tillë. Një marrëveshje e tillë fundi i Bashës? Unë mendoj se figurat politike, sido të kenë momentumin me vështirësinë e vetë, me arritjen e vetë, nëse janë qenie politike, dinë të qëndrojmë në politikë dhe të ndërtojnë fitoren e vetë. Jemi këtu për të bërë dy gjëra në këtë moment. Padyshim të rikonstruktojmë sistemin sepse kemi luftuar, nuk kemi thënë për të ardhur këtu për të marrë pushtetin. Për këtë ju them se na ndan shumë pak kohë nga momenti kur ne do të jemi në garën elektorale. Vërtetë po e ndërtojmë mundësinë dhe mundësinë do të rikthejmë në realitet”.

Zgjedhje para 2021-shit?

“Do të duhet të kishte domosdoshmërisht. Kjo nuk është shqetësuese të rrish dy vite jashtë Parlamentit. Unë nuk kam parë momentum më mediokër se parlamenti i atyre muajve”.

Related posts

Sot rrotacioni në Kamëz, pritet të bëhet betimi i kryetarit Rakip Suli

Mila

Kush ishte efektivja e FA-së që humbi jetën sot në Letoni (Foto)

Xhensila Gotanews

Itali, aksidentohet rëndë një shqiptar

Mila
Na Kontaktoni!