HomePolitikë

Duma: Të rinjtë në politikë një domosdoshmëri

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Grida Duma, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News  24”, është shprehur se e sheh të domosdoshme aktivizimin e të rinjve në politikë. Sipas Dumës, rinia i jep vrull politikës dhe se ambicia e tyre mund të ndryshojë shumë gjëra.

Grida Duma: E vetmja mënyrë për të kthyer vëmendjen e njerëzve, është që të flasësh për probleme reale. Tjetër problem kam: mënyra jonëpër komunikim. Duhet të flasim drejtpërdrejtë. Në botë liderët foasin drejtpërdrejtë. Kudo në botë kanë fituar individë që iu tregojnë njerëzve të vërtetat. Ata nuk shpalosin propagandë, por flasin ashtu siç është e vërteta. Doktor Gjilpëra e Konicës ende ekziston si problematikë. Është koha për politikë për të folur drejtpërdrejtë dhe për të rinj që janë të përfshirë në politikë.

Duhet të japim mundësi sistemit të hapur, që i jeo mundësi që në politikë të votojnë njerëzit. Në këtë sens duhet të përfshijmë të rinjtë në politikë. Kjo sepse ata kanë të renë dhe e reja sjell ide me ndryshime. Nuk duhet të humbasim as të vjetrën, eksperiencën, por as rininë. Ne duhet të kemi shkolla politike në partitë tona, jo vetëm përmes mbajtjes së pankartave. Përfshirja e të rinjve në politikë do ta çojë në një sistem ambiciesh. Duhet të përfitojmë nga ambiciet e të rinjve.

Duma deklaroi se politika e sotme ka humbur besueshmërinë e qytetarëve, pasi nuk arriti t’i bënte të pasur ata.

“Pjesa e politikës është më pak e rëndësishme për njerëzit. E kam titulluar ‘Koha për politikë’ me arsyen se jemi dhe duhet të qartësohemi, se politika është ajo që bën produkt. Politika e deritanishme, ka humbur kuptim dhe kredibilitet. Arsyeja është se nuk ka prodhuar pasurimin e shqiptarëve. E kam thënë edhe vite më parë, ka vetëm një mision për politikën; të pasurojë shqiptarët. Është e pafalshme, e mëkatshme. Çfarë dua të sjell unë në të voglën time? Nuk kam shpikur asgjë. S’kam krijuar nga hiçi asgjë (flet për librin). Duhet të marrim modele të mira. Kam folur për sektorë se si të bëhet më mirë. Nëse ne bëjmë vetëm një gjë. S’kemi bërë asgjë. Ekonomia shqiptare ka nevojë për ndërhyrje kapilare dhe të njëkohshme. Çfarë kemi ne sot problem? Jemi 2-3 ditë para hapjes së negociatave. Hapja e negociatave do të thotë se një sektor për ty do të sjellë të mira. Siç është bujqësia, që mund të çojë vendin në produkte ‘Made in Albania’ dhe të krijojë vende pune. Nuk është shteruese, pasi s’kam thënë se sa buxhet duhet të hidhet aty. E dimë me gishtat e dorës, që po të sjellim 10 investime të huaja në Shqipëri, i kemi bërë të gjitha. S’kemi nevojë pastaj për lobim. Edhe Konica kërkoi vetëm 3 minuta kohë para ministrit austriak, pasi tha; në Shqipëri ka naftë. Dhe sot kemi naftë falë atyre investimeve”, tha Duma.


TË NGJASHME