HomeLajme

Durrës, arrestohet 35-vjeçarit, detajet e para

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për trafikim të drogave të forta, e sekuestron lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Pas analizës së riskut, kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, duke përdorur edhe qenin antidrogë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në skaner mjetin tip Renault, me drejtues shtetasin N. K. dhe pas skanimit të mjetit, në brendësi të tij është dalluar një pako, e dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 pako, me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”

Shtetasi Novrus Koçi, i cili i pyetur nga Policia Kufitare ka mohuar të jetë poseduesi i drogës.

“Nuk e dija që ishte drogë. Më dhanë një pako për ta çuar në Itali dhe në shkëmbim të këtij shërbimi do të merrja një shumë parash”, mësohet të ketë thënë ai para policëve.


TË NGJASHME