HomeLajmi i Fundit

Durrës/ Gjendet një trup i pajetë në det

Gjendet një trup i pajetë në bregun e Durrësit. Trupi i pa jetë është gjetur rreth 6 milje larg bregut të plazhit të Durrësit.

Kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ në kohën që ajo kthehej nga gjuetia e peshkut.

E ka konstatuar kufomën dhe e ka mbingarkuar në bord dhe e ka sjellë në port në kalatën 5.

Me pas është njoftuar policia dhe trupi është dërguar në morgun e qytetit. Trupi duket i dekompozuar, dhe thuhet se duhet të ketë kaluar kohë të gjatë në ujë.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me identitetin.