HomeLajme

Durrës, kapet 32-vjeçarja e shpallur në kërkim

pranga

Një 32-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim. Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë se shtetësja me inicailet E.B., akuzohet se ka mashtruar dy persona, duke u shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike.

“Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6 në Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetases E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës, e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Kjo shtetase ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet ne njoftimin e policise.


TË NGJASHME