HomePolitikë

Durrës, Lleshaj takim me strukturat e portit: Duhen ndërhyrje të thella

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me strukturat dhe agjensitë që operojnë në port. Takimi që po mbahet në Sallën e Mbledhjeve në Portin e Durrësit, Lleshaj ka thënë se në drejtim të sigurisë është bërë progres dhe nevoja për përmirësim është e madhe.

“Porti i Durrësit është porta kryesore e Shqipërisë, prej nga ku lëviz 40% e mallrave dhe një përqindje e problemeve përmes këtij porti lëviz. Nevoja për përmirësim është e jashtëzakonshme. Konstatohet progres, nevoja për përmirësim është madhe. Problemi kryesor është funksionaliteti i shumë instancave së bashku, dhe si i tillë duhet funksionojë si një entitet i integruar, në mënyrë që të evitohen problemet si trafiqet, kontrabandën, evazionin dhe probleme që lidhen me sigurinë e vendit. Kemi bërë disa sondazhe ku shihet nevoja për ndërhyrje edhe më të thella”.


TË NGJASHME