Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Durrës, makina përplas për vdekje një person me biçikletë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Katulndi i Ri në Durrës. Furgoni ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë, duke e lënë këtë të fundit të vdekur.

I aksidentuari, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në spital. Megjithëse ambulanca e transportoi të dëmtuarin në spital, ai ndërroi jetë rrugës.

Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë errësira në rrugë. Drejtuesi i furgonit ka deklaruar në polici se nuk e ka parë personin që udhëtonte me biçikletë.

Njoftimi i policisë lokale:

Me datë 30.10.2019, rreth  orës  21:00, në?  sektorin  “Rinia”,? ? Durrës,? ?shtetasi F.L.,47 vjeç,  banues në Durrës, duke drejtuar? mjetin tip Benz, ka aksidentuar  shtetasin me biçikletë, A.V., 45 vjeç, banues në  Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet  e policisë për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Related posts

Negociatat, PS mbledh Grupin Parlamentar

Klaudia gotanews

Përurohet hoteli ”kitarë”, sfida e fundit e fisit indigjen Seminole

Mila

Ministri Çuçi: Momenti të rrisim bashkëpunimin me …

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!