HomePolitikë

Durrës/ Miratohet buxheti i vitit 2020, ja sa para shkojnë për godinat e dëmtuara


Bashkia e Durrësit ka miratuar buxhetin e vitit 2020, e një pjesë e mirë e parave do të shkojnë për godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Buxheti është miratuar me votën vetëm të këshilltarëve të majtë. Po ashtu, nga 2.9 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 42% e buxhetit të Bashkisë do të shkojë për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës lokale.

793 milion lekë nga buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2020 do të shkojnë për riparimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ose 50% e investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm.

Këshilltarët e majtë, votuan të vetëm dhe pa kontenstime buxhetin e vitit të ardhshëm për Bashkinë e madhe të Durrësit, pjesë përbërëse e së cilës janë 6 njësi administrative


TË NGJASHME