HomeLajmi i Fundit

Durrës, porti vijon punën

Në kalatat e portit detar të Durrësit përpunimi i anijeve tregtare me mallra vijon normalisht për të përballuar nevojat e tregut vendas.

Këtë fillim jave, pesë anije tregtare janë në proces ngarkim-shkarkimi. Katër prej tyre po shkarkojnë grurë, kontenierë me mallra të ndryshme, ure, si dhe hekur për sektorin e ndërtimit, ndërsa po ngarkohen për eksport 4100 ton çimento, prodhim vendi.

Në pritje, gjatë ditëve në vazhdim, janë 4 anije të tjera që do sjellin mbi 5000 tonë grurë nga Rusia, 6400 tonë kripë nga Egjipti dhe skrap nga Libia.