HomeLajme

Durrës, qëllohet me armë makina e të riut

Mbrëmjen e kaluar në Durrës makina e një të riu është qëlluar me armë, ndërsa nuk dihen ende autorët.

Policia thotë se sot, rreth orës 00:45 pas mesnate, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME