HomeSociale

Durrës/ Qëlluan me armë, 2 në pranga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi qëlluan me armë zjarri në ajër. Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, ndërsa i proceduari A.K.,17 vjeç. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale  efektivët e qytetit bregdetar sekuestruan edhe një armë zjarri e llojit automatik.

“Qëllonin me armë zjarri në ajër, arrestohen në flagrancë nga Policia.Sekuestrohet një armë zjarri automatik. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, arrestuan në flagrancë shtetasit: L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për shtetasin e mitur A.K.,17 vjeç , banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët  se këta shtetas në “Portoromano”,  ishin duke qelluar me armë zjarri në ajër.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, njofton policia.


TË NGJASHME