HomePolitikë

Durrës/ Rama, Zaev, Vuçiç dhe Gjukanoviç mbërrijnë te kompleksi “Jedas”

Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës kanë mbërritur Edi Rama, Zoran Zaev, Milo Gjukanoviç dhe Aleksandar Vuçiç. Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë po shohin nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

E gjithë zona përreth është rrethuar nga forca të shumta policore.

Zaev, Gjukanoviç dhe Vuçiç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Shengenit Ballkanik”.


TË NGJASHME