HomeLajmi i Fundit

Durrës/ Telefonata që vuri në lëvizje policinë pas mesnate, banorët nuk gjenin qetësi

Banorët e lagjes numër. 1 në Durrës, të shqetesuar nga zhurma e fortë dhe muzika e lartë që vinte nga lokali kanë telefonuar policinë.

Pas marrjes së telefonatës në Sallën Operative Durrës, në vend shkuan Patrulla e Përgjithshme në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.

Pasi verifikuan situatën që përputhej, sipas policisë, me shqetësimin e banorëve, efektivët shoqëruan në ambientet e Policisë dhe proceduan penalisht pronarin, shtetasin E.H.,32 vjeç,banues në Durrës.

NJOFTIMI 

Policia e Durrësit kontrolle në lokale gjatë natës të cilët mbajnë muzikë të lartë duke shqetësuar banorët.

Procedohet në gjëndje të lirë një 32 vjeçar, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”

Në kuader të bashkëpunimit me qytetarët, si dhe reagimit të Policisë, pas denoncimeve të qytetarëve për raste të paligjshmërise, pas një telefonate në Sallën Operative Durrës, se në një lokal të njohur në lagjen nr.1, Durrës, kishte muzikë të lartë, Patrulla e Përgjithshme në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, shoqëruan në ambientet e Policisë dhe proceduan penalisht shtetasin:

E.H.,32 vjeç,banues në Durrës.

Në lokalin që ky shtetas administron, pas ankesave te banoreve Policia ushtroi kontroll.

Si rezultat u kostatua muzikë e larte dhe zhurma, të cilat shqetësonin banorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.