HomeRajon

DW: Rezoluta e Parlamentit holandez për vizat, hedh hije në shpresat…

Sesioni shqiptar i televizionit publik gjerman “Deutsche Welle”, thotë se vendimi hedh hije dyshimi mbi hapjen e negociatave për Shqipërinë në muajin qershor ose pak më vonë.

“Rezoluta e Parlamentit holandez i është drejtuar qeverisë së Holandës. Nëse qeveria e miraton, që zbatohet duhet edhe miratimi i Komisionit Evropian. Sidoqoftë vendimi i qeverisë holandeze dhe më pas i KE, rezoluta e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët hedh hije në shpresat e Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE në qershor apo pak muaj më vonë”, thuhet në paragrafin përmbyllës të një artikulli kushtuar reagimeve pas vendimit të parlamentit holandez.

Pas vendimit të deputetëve të Holandës, tashmë do të jetë radha e autoriteteve evropiane për të mbajtur një qëndrim.

Qeveria holandeze e ka kundërshtuar deri më tani rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë.


TË NGJASHME