HomePolitikë

Dy ditë para protestës, Basha videomesazh shqiptarëve

Dy ditë para protestës së radhës të opozitës së bashkuar, kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, kryedemokrati Basha ka dalë me një tjetër thirrje drejtuar gjithë shqiptarëve.

Më një videomesazh të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, Basha teksa garanton se nuk ka asnjë hap pas, fton shqiptarët të bëhen bashkë të hënën në orën 20:00. kundër bandës që grabit gjithçka e kundër diktaturës së krimit.

Thirrja e Bashës 

Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk


TË NGJASHME