HomeShowbiz

Dy ditë pas aksidentit, reagon reperja Tayna

Dy ditë pas aksidentit rrugor në një lagje në Prishtinë, reperja Tayna ka siguruar fansat se është mirë.

Ajo ka bërë disa postime sot në Instastory, ku shprehet se i është dashur të anulojë një prej koncerteve ku fansat e prisnin me padurim që të ngjitej në skenë dhe se arsyeja e mospranisë së saj në një klub nate, ka qenë vonesa e fluturimit.

“Jom shumë e mërzitur që s’mujta me kon me juve edhe m’u knaq bashkë po shihemi herën tjetër gjithqysh”, ka shkruar ajo.

Në një postim tjetër Tayna shfaqet duke lexuar një libër meditimi mbi vetëdashurinë, dhe duke i kushtuar vëmendje të plotë vetes pasi iu rrezikua jeta.

“Gjithçka kisha nevojë për t’u ndjerë mirë”, shprehet ajo duke konfirmuar se ka kaluar momente të vështira.


TË NGJASHME