HomePsikologji

Dy gjëra për çokollatën

Së pari, çokollata ndihmon në prodhimin e seretoninës, e cila është hormoni i lumturisë, pra që rregullon humorin, rrjedhimisht redukton ndjeshëm humorin e keq.Normalisht, dihet që dhe meshkujt dhe femrat e pëlqejne çokollatën, por femrat më shumë, pse?Si dhe pse disa femra thonë se çokollata është më mirë se seksi?
E vetmja mënyrë për të shpjeguar këtë gjë, është vetëm luhatja e tejskajshme e humorit të femrave, që i bën ato të mendojnë në këtë mënyrë, ndryshe nga meshkujt në këtë rast.
Çokollata gjithashtu, ndihmon edhe në prodhimin e dopaminës, e cila ndihmon në rritjen e kenaqësisë shpirtërore, të çliron nga ankthi, si dhe ul ndjeshëm shanset për një gjëndje depresioni të mundshme.
Kjo gjë i ndodh femrave në rastet kur janë me cikël, ose kur ndodhen në një situatë të sikletshme, ose kur janë të mërzitura, që duan të hanë vetëm ëmbëlsira, kryesisht çokollata.
Pra konkludojmë që femrat e duan më shumë çokollatën sepse i ndihmojnë ato të stabilizojnë hormonet e trupit të tyre.
Madje edhe psikologët e keshillojnë konsumimin e çokollatës së zezë sidomos, çdo ditë, por në masë të limituar.
Kërkimet e bëra thonë se 90% e vajzave janë të fiksuara pas çokollatave.Kur një vajzë bie në dashuri dhe konsumon çokollata, sheqeri dhe kakao që gjenden në çokollatë iu japin atyre kënaqësi dhe i ndihmon për të patur një mardhënie më të shëndetshme.
Por ku gjenden çokollatat më të mira në botë?
Thuajse në çdo kërkim që është bërë , çokollatat më të mira rezultojnë të jenë në Francë.Çokollatat franceze, kanë 43% liker kakaoje, dhe një minimum prej 26% gjalp kakaoje të virgjër.Bonbonet më të mira në Francë janë të përbëra nga 80% çokollatë e zezë dhe liker kakaoje.Është pikërisht likeri i kakaos që importohet në sasi në Francë, që i bën çokollatat franceze të jenë më të mirat në botë.Kualiteti i një kakaoje të mirë, vendoset vetëm nga vendi ku ajo është kultivuar.Kakaon më të mirë e prodhojnë vende si Venezuela, Brazili, Madagaskari, Amerika Qëndrore, dhe Karaibet.
Ja pra dy gjera për çokollatën.Hani çokollatë të zgjedhur, sepse e meritoni

M.D /GotaNews


TË NGJASHME