HomePolitikë

Dy javë nga vendimi i BE/ Flet Rama

Kryeministri Edi Rama, dy javë para se BE të marrë vendimin për Shqipërinë në lidhje me negociatat, ka sqaruar edhe një herë pozicionin e tij në lidhje me kushtet e vendosura, teksa ka theksuar se në deklaratat e tij nuk ia hedh fajin Evropës për mos hapjen e negociatave të vendit tonë.

Rama tha në fjalën e tij se vitin e kaluar, Shqipërisë iu kërkua një numër magjik gjyqtarësh e prokurorësh, ndërsa këtë vit vendosen 9 kushte.

“Ne na thuhet gjithnjë që ju duam e një ditë do jemi bashkë, por që duhet të vazhdoni të përmirësoheni. E tani më duhet të bëj një koment, vjet na thanë që keni bërë një punë fantastike por keni ende dicka për të bërë 57 gjyqtarë e prokurorë, një numer majgik ,se dija pse ishte ky numër, pse nuk ishte 56 apo 58, pra kabala e shtyrjes dhe ne shkuam përtej 57 dhe procesi i rivlerësimit të vetingut u bë revolcuioni ynë francez me gijotinën
cdo mëngjes të paprekshmit kalonin tek kimisionet e vetingut dhe dukeshin si të dobët e gjithë ata që hiqeshin nga sistemi. Po, korrupsioni për 30 vite është rritur dhe që gjendet te politikanët autoritetet publike por më besoni kur ju them se nuk ka të krahasur me qarkun e të paprekshmëve që u zhbë tani nje herë e mirë, ata ishin forca e pushteti i korrupsionit, ata ishin që e garantonin dhe ushqenin korrupsinin dhe gjthcka ishte bërë relative dhe pas një viti flasim për më shumë se 100 dhe tani cili është probklemji? S’ka gjykatë kushtetuese?

Por ne na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Por shyqyr Zotit ka ende njerëz, burra e gra të mencur që vazhdojnë tu referohen të vdekurve, Angela Merkel është kampione e kësaj gjëje dhe ajo ka thënë një gjë që duhet ta degjojne te gjithe dhe u dëgjua ne fakt nga grupi parlamentar.

Pra ne po themi qe nuk ka Gjykate Kushtetuese dhe ky eshte deshtim. Më fal por unë citoj kancelaren që thotë “a ishim ne që u kërkuam shqiptareve që ta pastronin sistemin dhe a kanë faj ata që e pastruan sistemin dhe qe tani nuk kanë gjykatë kushtetuese? Duhet tu hedhim faj per kete gje apo duhet ti pergezojme?” Ne nuk po kerkojme te jemi shtet anetar, sigurisht qe hapi tjeter do jete te kemi GJK funksionale, por ne kete moment mos pasja tregon sukses jo deshtim.

Shyqyr te pakten që ka nje person ne KE që mendon si unë e kam thënë, tani jemi dy. Epo mire shyqyr qe personi tjeter ka mundesine ta beje Gjermanine te thote Po.

Jo unë nuk ia hedh fajin Evropës, por kush tjetër më shumë se Franca mund të mendoje që BE duhet të ndryshojë, metodologjia, qasja, është tërësisht e ligjshme, por unë si një person që s’është pjesë e evropës por ka një lidhje të fortë mund të jem dakort por nuk kuptoj që pasi Evroopa të hyjë në një proces të fillimit të reformës së vet, si mund të na kërkojë ne të ndalojmë thellimin e reformave tona? Jane te njejtet njerez qe nje here thone 3 kushte, pastaj i bejne 5, pastaj 9 e 99. Mos na bejne gje per budallenj?”

“Ne na duhet të vazhdojmë tju duam e të besojmë tek kjo martesë e jona, por nuk shoh ambasadorin britanik këtu e vërtetë se britanikët kanë luksin të mendojnë divorcin, shkurorëzimin pas kaq shumë vitesh ndërsa ne jo, sepse për ne kjo është hera e parë, kshq është ajo hera e parë që ti e ke ëndërruar e nuk e ndallon dot asknëd të martohet me atë që do. Jam i sigurt që ju më kuptoni, sepse bëhet fjalë për dy javë, që do duhet të shtrëngojmë duart e të pimë ndonjë pije së bashku.(duke qeshur)”.


TË NGJASHME