HomeShowbiz

Dy javë pas lindjes, Sara Hoxha publikon foton e djalit

Dy javë pasi u bë nënë për herë të dytë, Sara Hoxha ka publikuar foton e radhës së vogëlushit të saj të sapolindur, Roman.

Në një foto që ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram, shihet i vogli Roman tek pushon në gjoksin e mamit, e nën këtë foto ajo shkroi:

“Dy javë si një familje prej katër anëtarë. Kanë qenë dy javë të lodhshme që përbëhen nga netë pa gjumë, dhimbje fizike, dyshim në vetvete por më e rëndësishmja shumë dashuri. Cdo ditë zgjohem jashtëzakonisht mirënjohës për këtë familjen time.”

Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Roman.

Pas London (sipas Londrës) këtë herë dyshja zgjodhi qytetin e Romës ku Sara ka jetuar disa vite më parë dhe si ajo dhe Lori kanë treguar shpeshherë dashurinë e tyre për kryeqytetin italian nga ku kanë kujtime të shumta.


TË NGJASHME