Botë Lajme Politikë

Dy Koretë “lidhen” me tren, udhëtimi i parë pas më shumë se 10 vitesh

Një tren i Koresë së Jugut ka mbërritur në Korenë e Veriut për herë të parë pas më shumë se një dekade, duke e kthyer këtë të premte në një ditë historike mes dy Koreve të ndara.

Udhëtimi me tren, vjen në një kohë që liderët e dy vendeve kanë zhvilluar një sërë takimesh në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet në gadishull, dhe mbi të gjitha, denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Lëvizja po zhvillohet bazuar në të gjitha rregullat e Phenianit, për shkak se sanksionet e Uashingtonit janë ende në fuqi. Ndaj çdo litër karburant rezervë i mbetur nga udhëtimi, do të duhet të tërhiqet përsëri në Korenë e Jugut, për të shmangur rrezikun e shkeljes së kufizimeve ndërkombëtare në tregtinë me Veriun.

Mediat koreane shkruajnë se heqja e këtyre kufizimeve në të ardhmen dhe lidhja hekurudhore, mund të sjellë përfitime të mëdha ekonomike për gadishullin, pasi fabrikat e Koresë së Veriut mund të lidhen me tregjet e Seulit.

Po ashtu, udhëtimi i kësaj të premteje është kryer me ngadalë dhe kujdes, në mënyrë që të konstatohej gjendja e hekurudhave të Phenianit dhe përmirësimi i tyre.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae In ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ndërtimin e një hekurudhe ndërkoreane, e cila do të lidhte gadishullin me Rusinë dhe Europën.

Related posts

Meta në Egjipt: Lidhjet mes vendeve tona janë shekullore

Mila

Pak para proteste, bidonë me qumësht e çadra ‘Rama ik’

Mila

A është me të vërtetë shtatzënë apo e bën me qëllim? Ky veprim i saj po i ”çmend” të gjithë!

Mila
Na Kontaktoni!