HomeSociale

Dy muaj pas zjarrit, mbahet meshë në katedralen Notre Dame

Dy muaj pas zjarrit, që më 15 prill shkatërroi Notre Dame-n, për të parën herë është mbajtur një meshë në katedralen pariziene.

Mesha sidoqoftë, është e rezervuar për pak persona, të gjithë me kaska sigurie në kokë, sepse struktura është akoma e rrezikshme.

Punimet vazhdojnë me ritme të ngadalta edhe sepse, pavarësisht deklarimeve të ditëve të para, nga 850 milionë eurot e premtuara, kanë ardhur vetëm 9 për qind, ose një shifër ekuivalente me rreth 80 milionë euro.

Nga Fransua Pino, shefi i grupit kering e deri tek Bernard Arno, president i grupit Louis Vuitton, shumë bamirës kishin premtuar fonde për rindërtimin. Por për momentin, të vetmit që kanë konkretizuar çka kanë thënë, janë privatët që kanë dhuruar sasi modeste parash apo kanë dhënë ceqe.


TË NGJASHME