HomePsikologji

Dy shenjat që zbulojnë se jeni të lindur për njëri-tjetrin

Ekspertja e lidhjeve, Talia Goldstein, ka treguar për ‘INSIDER’ se janë dy shenjatregojnë se një çift përshtatet shumë me njëri-tjetrin.

Si ta dini a jeni ju të lidhur me dikë që përshtateni?

1: Udhëtoni në të njëjtën mënyrë

Një nga mënyrat më të lehta për të parë se a përshtateni me partnerin është duke e planifikuar një udhëtim së bashku.

Siç thotë ekspertja, një çift i mirë janë dy persona të cilët janë të gatshëm dhe duan të udhëtojnë në të njëjtën mënyrë.

Nëse njëri prej jush dëshiron të udhëtojë me veturë dhe të shëtitet nëpër qytete të ndryshme, ndërkaq tjetri dëshirën të udhëtojë me aeroplan dhe të qëndrojë në hotel me 5 yje, atëherë kjo është shenjë se nuk përshtateni.

2: Keni interesa të përbashkët

Mund t’ju duket e zakonshme, por faktikisht mënyrë e mirë për të parë se a përshtateni me dikë është nëse keni interesa të përbashkët.

Kjo nuk nënkupton se ju pëlqen i njëjti art apo i dëgjoni të njëjtat muzikë.

Jo, fjala është që t’i keni të paktën dy apo tri gjëra që ju pëlqen t’i bëni së bashku. Gjithçka ka të bëjë me kohën që e shpenzoni bashkë.

Gjithashtu, nëse jeni çift që ju pëlqejnë ecjet e gjata, lojërat si ‘Ludo King’apo shikoni sporte së bashku, atëherë me shumë gjasa përshtateni mirë.


TË NGJASHME