HomeSociale

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën tragjikisht në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku dy të rinj shqiptarë të moshës 20 dhe 22 vjeç, kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor.

incidente-notte-falciati-statale-45-150707

Mediat italiane shkruajnë se viktimat janë Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, miq midis tyre. Ata u përplasën për vdekje nga një 30 vjeçare italiane, e cila ishte e dehur në momentin e aksidentit tragjik.

Gruaja u arrestua për vrasje të shumëfishtë në rrugë, ndërsa në gjakun e saj u gjet 2,44 gram për litër alkool, pesë herë më e lartë se kufiri i lejuar.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit përpara një klubi në Piacenza, shumë në modë në periudhën e verës.

Të rinjtë sipas “Tg24”, sapo kishin dalë nga restoranti pas një darke me miqtë. Mjeti tip Renault Twingo, i drejtuar nga 30 vjeçarja përfundoi mbi ta, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia e trafikut, falë edhe disa dëshmive, rindërtoi dinamikën e aksidentit, por disa pikëpyetje ende nuk janë sqaruar. Ndoshta dy të rinjtë po shkonin tek makina e tyre në parking, në momentin kur u përplasën.

Përplasja ishte aq e fortë sa djemtë fluturuan dhjetëra metra larg dhe makina thuajse u shkatërrua në pjesën e përparme, duke përfunduar rreth 100 metra në një fushë.

Hetimet gjithashtu do të vazhdojnë të sqarojnë nëse gruaja ishte e vetme në makinë në kohën e aksidentit ose nëse, siç u tha nga disa dëshmitarë, kishte një person tjetër i cili u arratis para se të mbërrinte shpëtimi. Shumë nga miqtë e viktimave hynë menjëherë sapo e kuptuan tragjedinë.


TË NGJASHME