HomeShowbiz

Dy vite më parë i ‘braktisi’, Erion Isai ribashkohet me aktorët e Portokalli-së

Aktori i humorit Erion Isai u largua nga Portokallia për të vijuar karrierën e tij si aktor në një tjetër projekt. Ndërkohë dy vite pas largimit nga Portokalli, Erioni është ribashkuar me trupën e spektaklit të njohur mbrëmjen e djeshme teksa të gjithë kanë shprehur mbështetjen për të.

Pasi trupa e aktorëve kanë përfunduar ‘Verë dhe Portokalli’ kanë shkuar drejt Kolonjës ku dhe Erioni i ka pritur në një mbrëmje ku nuk munguan vallet dhe këngët mes tyre.

Të gjithë kolegët e tij kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video ku shihen teksa janë kënaqur nga mikpritja në Kolonjë dhe i kanë uruar fat Erionit për ditën e zgjedhjeve.

Kujtojmë që aktori i humorit Erion Isai lajmëroi pak kohë më parë kandidaturën e tij për Kryetar Bashkie në Kolonjë.


TË NGJASHME