HomeEkonomi

Dyfishohen taksat për pronën në vitin 2018 për Bashkinë e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka hartuar projektbuxhetin për kryeqytetin për vitin e ardhshëm, i cili do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 21 dhjetor. Në total, Bashkia planifikon që të ardhurat nga taksat e tarifat të arrijnë në 13 miliardë lekë, apo 96 milion euro.

Peshën kryesore në të ardhurat e Bashkisë Tiranë në 2018-n, sipas Revistës Monitor, do ta ketë taksa e ndikimit në infrastrukturë, nga e cila pritet të mblidhen 3.2 miliardë lekë.

Pas infrastrukturës, më shuma të ardhura sjell taksa mbi pronën e paluajtshme, të ardhura të cilat priten të shënojnë një rritje me 37%. Familjet do të paguajnë 510 milion lekë, dyfish nga viti i kaluar. Edhe bizneset do të paguajnë si taksë prone, një vlerë prej 2 milion lekë, 25% më shumë nga viti i kaluar. Për të parkuar në Tiranë qytetarët shpenzojnë rreth 3 milionë euro në vit. Sipas buxhetit të Bashkisë, shuma e pritshme për tu mbledhur është gati 300 milion lekë, që është më e lartë se ajo që do paguajnë familjarët për pronën. Për infrastrukturën arsimore pritet të arkëtohen 892 milion lekë, të ardhura të cilat do të përdoren për ndërtimin e 19 shkollave të reja, thotë Bashkia në relacion. Të ardhurat nga tarifa për zënien e hapësirës pritet të vijnë në ulje, pas rritjes së ndjeshme që pësuan dy vitet e mëparshme. Ndër të tjera, Plani i ri i Pergjithshem Vendor i Tiranës parasheh një qytet me 5 qendra të reja urbane në Kombinat, Kinostudio, Laprakë, tek Bulevardi i ri si dhe në Shkozë, thuhet në relacion.

Për vitin 2018 fondi total për shpenzime kapitale është 6.9 miliardë lekë ose 43% ndaj totalit të shpenzimeve, me një rritje prej 12% me bazë vjetore


TË NGJASHME