HomeShowbiz

E akuzoi për photoshop, Rina lë me gisht në gojë komentuesen

Nuk ka shumë që është bërë pjesë e skenës muzikore, Rina Balaj është kthyer në një nga reperet më të suksesshme dhe më seksi të momentit e cila me muzikën e saj ka arritur të fitojë zemrat e shumë fansave.

Reperja është shumë e ndjekur dhe aktive në Instagram ku publikon foto e video të ndryshme. Mirëpo, ashtu si dhe personazhet e tjerë të njohur Rina shpesh herë kritikohet nga fansat dhe njëra prej tyre e ka quajtur të shkurtër këngëtaren në foton e fundit.

“S’të kisha thënë që të përdorësh kaq shumë photoshop që ti zgjasësh këmbët se të kam parë live e di sa të shkurtra i ke zemër”, i shkruan fansja.

SKAT.png

“Dukshëm, por dukshëm ama këmbët e mia janë më të gjata se jeta jote” , i është kthyer Rina.

dete.jpeg


TË NGJASHME