HomeShowbiz

E akuzojnë se “sulmon” meshkujt, përgjigjet Dojna Mema

Moderatorja Dojna Mema është kthyer në një nga më të preferuarat e ekranit shqiptar si nga femrat gjithashtu edhe nga meshkujt.

Dojna është një nga emrat më me zë e cila ka ngritur gjithmonë zërin për çështje të rëndësishme lidhur me femrat edhe shpeshherë e kanë cilësuar si feministe.

Dikush në InstaStory i është ankuar se ajo po sulmon moralisht meshkujt.

“Kohët e fundit po sulmoni shumë moralisht meshkujt.Nuk mendon se duhet të na kuptoni pak edhe neve?”- janë fjalët e ndjekësit.

“Kush po sulmon meshkujt? Unë jam vajzë e një burri të mrekullueshëm, si mund të sulmoj meshkujt? Feminizmi është baza e të drejtave të njeriut, s’ka lidhje me urrejtjen e asnjë pale, përkundrazi!”- i kthehet Dojna.


TË NGJASHME