HomeLajme

E akuzuara për vrasjen e vëllait të Kim Jong Un, lihet e lirë nga gjykata

Indoneziania Siti Aisyah, e akuzuar për përdorimin e një agjenti vdekjeprurës nervor për vrasjen e Kim Jong Nam, vëllain e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, u lirua të hënën, pasi prokuroria e Malajzisë tërhoqi akuzën kundër saj.

Vendimi erdhi si një e papritur për shumë njerëz, duke përfshirë vetë Siti Aisyah veten. Gjyqi do të rifillojë të enjten, kur prokurorët pritet të njoftojnë nëse ata do të vazhdojnë me çështjen kundër saj.

Aisyah së bashku me Doan Thi Huong, një shtetase vietnameze ishin akuzuar për vrasjen e Kimi Jong-nam, në aeroportin e Kuala Lampurit.


TË NGJASHME