HomeSport

E ardhmja e Icardi, Juventus dhe Real Madrid në garë për argjentinasin

Pas përplasjeve të shumta me drejtuesit e klubit, Inter vendosi që sulmuesin Mauro Icardi ta huazojë te francezët e PSG, për këtë sezon. Icardi është në hauzim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje të kartonit për 70 milionë euro. Edhe nëse PSG, vendos mos ta blejë sulmuesin, ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.

Nga Spanja, raportohet se Real Madrid është një prej ekipeve më të interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas. Madrilenët, janë një ekip që kanë buxhet të mjaftueshëm për të paguar 70 milionët e kërkuar nga zikaltërit. Në Itali, është Juventusi që nuk e ka mohuar kurrë interesimin për Icardi-n, megjithatë Inter nuk do të dojë të fuqizojë ekipin që rivalizon për titullin e Serie A. Jo vetëm kaq, por në tratativat me Real Madrid, nga galaktikët mund të përdoren edhe Luka Modric ose Jovic si shkëmbin. Se çfarë do të ndodhë mbetet për tu parë.


TË NGJASHME