HomeModa

E bardha, ngjyra që do t’ju shoqërojë këtë verë

E bardha ngjyra e çdo stine, shumë lehtë e kombinueshme edhe është një ndër ngjyrat klasike pa të cilën industria e modës do të ishte e pajetë dhe e varfër. Freskia dhe pastërtia që përcjell kjo ngjyrë të fal ndjesinë e paqes dhe harmonisë.

Nuk është aspak e lehtë të përcaktosh të bardhën si ngjyrën ‘’In’’ të sezonit pasi ajo është gjithmonë aty, në garderobën tuaj.

E bardha rikthehet këtë verë ‘’duke u imponuar’’ ëmbëlsisht në të gjitha hijet e saj nga e bardha qumësht, nuancat e panës, e bardha perlë etj.

Të dizenjuara në material transparente si dantella e mëndafshi përbëjnë stilin minimalist ose ndryshe stilin e elegancës që do ju shoqërojë ditëve e netëve të verës që sapo kemi nisur.


TË NGJASHME