HomeSport

E bujshme nga Anglia, Napoli drejt shitjes

Kriza e rezultateve dhe përplasja mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit të Napolit, ka bërë që asgjë të mos shkojë si duhet.

Në këtë periudhë, që është një nga më të vështira të epokës De Laurentiis, nga Anglia vjen një lajm u bujshëm: Familja Al-Thani, sipas “Daily Mail”, i ka ofruar numrit një të skuadrës napolitane 560 milionë euro për ta blerë klubin.

Është pikërisht kaosi i ditëve të fundit që e ka shtyrë De Laurentiis ta marrë në konsideratë mundësinë e shitjes së shoqërisë.

Familja e sheikut Al-Thanit, që ka në pronësi edhe PSG-në, muajt e shkuar kishte bërë një sondazh për të blerë Romën, por duket se nuk ka asnjë qëllim për të blerë klubin verdhekuq. Tashmë objektiv i AL-Thanit është Napoli, i vlerësuar nga sheiku 560 milionë euro.


TË NGJASHME