Lajme Sport

E bujshme nga MLS, Ibrahimovic drejt rikthimit te klubi i madh europian

Don Garber, komisioneri i MLS, ka lëshuar një lajm ‘bombë’ para nisjes së merkatos së dimrit. Zlatan Ibrahimovic është drejt largimit nga MLS dhe është gati rikthimi te Milan. Sipas mediave amerkiane, Garber është shprehur: “Ibrahimoviç është gati të rikthehet te Milani”!

“Zlatan është një personazh tepër interesant, thuajse theu të gjithë rekordet këtu. Do të më pëlqente që ta shihja sërish në MLS, por varet nga LA Galaxy. Ai është 38 vjeç dhe tani është drejt rikthimit te Milan, një prej klubeve më të rëndësishëm në botë”, ishte deklarata e bujshme e komisionerit të MLS në një intervistë për “ESPN”.

Related posts

Brian Acton bën thirrje për mbylljen e llogarive të Facebook!

Oliver news

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Programe për të ngadalësuar emigrimin

Mila

Zv.kryeministri: “Basha, politikani i parë që do shkojë para drejtësisë”

Mila
Na Kontaktoni!