HomeSport

E bujshme nga Spanja: Barcelona kërkon të transferojë ‘Ronaldon e ri’

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, i cili do ta zëvendësojë të dëmtuarin Luis Suarez.

Sipas agjencisë së lajmeve sportive “Record”, Blaugranët janë duke shqyrtuar një ofertë me vlerë 20 milionë euro për sulmuesin e talentuar të Bragas, Francisco Trincao.

Portugezi 20-vjeçar konsiderohet si “Cristiano Ronaldo i ri” dhe mund të luajë kudo në vijën e sulmit, shkruan “Goal”.

Trincao aktualisht ka tre gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Emra tjerë që po lidhen me një transferim te Barcelona merkaton e janarit janë edhe Pierre-Emerick Aubameyang, Richarlison dhe Luataro Martinez.


TË NGJASHME