HomeSport

E bujshme nga Spanja, Messi drejt largimit nga Barcelona

Tifozët e ekipeve të futbollit anë e mbanë botës kanë të drejtë të ëndërrojnë diçka që dukej e pamundur. Sipas “El Pais”, Lionel Messi dhe Barcelona kanë arritur në një marrëveshje të tillë që sulmuesi argjentinas mund të largohet në çdo moment, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas informatave që vijnë nga klubi katalanas, Messi ka rinovuar për të tetën herë kontratën dhe nuk dëshiron të jetë më peng i saj, por dëshiron të ketë liri për të vendosur se çfarë do të bëjë me karrierën e tij. Leo Messi firmosi për herë të parë një kontratë si profesionist me Barcelonën në vitin 2000 dhe që nga ajo kohë marrëdhënia e tij me klubin ka qenë e fortë, ku në asnjë moment asnjë nga palët nuk e ka menduar kurrë divorcin

“Leo mund të bëjë ç’të dojë duke nisur nga sezoni i ardhshëm, jemi të gjithë dakord. Thënë këtë, duke parë shifrat dhe moshën e Messit, është pak e vështirë ta shohim në një skuadër tjetër”, theksoi burimi për “El Pais”. Messi është njeriu simbol i Barcelonës, një futbollist unik, një lojtar që i ka dhuruar Barçës kaq shumë suksese, është e vështirë që në këtë fund karriere ta shohësh me një ekip tjetër por në futboll kurrë mos thuaj kurrë, tifozët vetëm mund të ëndërrojnë.


TË NGJASHME