HomeSport

E bujshme nga Spanja, Zidane drejt largimit ja zëvendësuesi

Merkato dhe ‘Revolucion’, këto ishin premtimet e presidentit të Real Madrid Florentino Perez pas sezonit zhgënjyes që lamë pas. Zidane u rikthye edhe një herë në krye të pankinës së madrilenëve, mirëpo barazimi ndaj Vallalolid, ka sjell acarimin e Perez me teknikun francez.

Nuk bëhet fjalë vetëm për rezultatin, pasi tifozët dhe mediat pranë klubit “los blancos” kanë mbetur të zhgënjyer nga paraqitja në tërësi e të besuarve të Zidane. Për këtë arsye, francezi është bërë sërish shënjestër e kritikave të ashpra, aq sa pankina e tij po vihet në dyshim të fortë. E duke u nisur nga këto zhvillime, mediat spanjolle kanë nisur hulumtimet për të gjetur pasuesin e tij dhe në skenë ka dalë ish-trajneri i “Los Blancos”, Jose Mourinho. 

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, tekniku portugez pret vetëm shkarkimin nga detyra të Zidane, për t’u kthyer sërish në drejtim të Realit. Jose Mourinho ndodhet aktualisht i pa angazhuar në një skuadër futbolli që prej largimit të tij nga Manchester United dhe nëse do të thirret nga Perez, përgjigja e tij pritet të jetë pozitive.


TË NGJASHME