HomeShowbiz

E dashura e Gaz Pajës, ‘e bukura e dheut’

“E bukura e dheut”, kështu e quajtën Ori dhe Isli të dashurën e Gaz Pajës pak kohë më parë, kur ai ishte i ftuar në “Wake up” në Top Channel dhe vetë Gazi e konfirmoi.

Edhe pse nuk deshi të fliste më shumë, Gazi pranoi se ishte në një lidhje, ndihej shumë mirë dhe se është i lumtur: “Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”, – tha ai.

 


TË NGJASHME