HomeLajme

E dashura e yllit të Premierligës kontrabandon armë ilegale në aeroport

Një skandal në botën e sportit!
Eshtë zbuluar se e dashura e një futbollisti të Premierligës identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është kapur duke kontrabanduar armë ilegale në një fluturim privat në Britani të Madhe.

“The Sun” shkruan se e dashura e futbollistit anglez është e njohur në rrjetet sociale por emri i saj gjithashtu nuk thuhet në media.
Ajo pretendoi se armët i kishte marrë vete për ta mbrojtur veten dhe thuhet se kishte filluar të qante teksa ishte kontrolluar nga rojet e Forcës Kufitare në aeroportin Biggin Hill në Kent.

Vajza fillimisht kishte tentuar t’i fuste vjedhurazi armët përmes sigurimit, duke insistuar se nuk kishte asgjë për të deklaruar.
Megjithatë, zyrtarët kufitarë kërkuar që ajo ta hapë çantën dhe aty u gjetën armë elektrike të cilat iu konfiskuan menjëherë.

Mbajtja e një arme të tillë dënohet me deri në gjashtë muaj burg dhe gjobë prej deri 5000 funte.


TË NGJASHME