HomeShowbiz

E dashura e Putin po fiton 7.5 mln paund në vit, zbulohet arsyeja

E quajtur ‘gruaja më fleksibël e Rusisë’, Alina Kabaeva, thuhet se është takuar për herë të parë me Vladimir Putin në vitin 2001 kur ishte një gjimnaste 18-vjeçare, por ka qenë Kremlini që gjithmonë ka mohuar pretendimet për një marrëdhënie mes tyre.

Mediat e huaja kanë ngritur disa hipoteza se e dashura e Putin po fiton 7.5 milionë paund në vit, si shefe e gjigandit mediatik pro-Kremlin.

Sipas të përditshmes “Daily Mail”, Alina Kabaeva paguhet përmes miliarderit Yury Kovalchuk, një oligark i afërt me Putin, i cili është aksioner i Grupit të Mediave Kombëtare.

Por një mikeshë e saj tregoi se muajin e kaluar ajo kishte ndërprerë kontaktet me miqtë dhe po jetonte në heshtje, pasi pretendohet se ka sjellë në jetë binjakë.


TË NGJASHME