HomePolitikë

E denoncoi PD, ja çfarë vendosi Prokuroria për kryebashkiakun e Matit

Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur procesin e verifikimit për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

Ajo konstatoi se ndaj tij në vitin 2019 ka pasur një kallëzim, por u vendos për mosfillim të procedimit penal.

Rreth 6 muaj më parë,  Partia Demokratike kërkoi që Malajt ti hiqet mandati pasi ai rezulton i dënuar me vendim të Gjykatës së Matit për “Armë mbajtje pa leje”.

Lidhur me këtë pretendimin, prokuroria thotë: “Ky vendim mbi rezultatet e verifikimit do t’i njoftohen brenda tre ditëve Komisionit Qendror të Zgjedhore, i cili si organ kompetent duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve.

Ndaj Malajt rezulton të ketë pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Mat më 11 prill 2019, për të cilin prokurori ka vendosur mosfillim të procedimit penal”

Ndërsa për akuzën e ndryshimit të gjeneraliteteve, prokuroria shprehet se Malaj nuk ka ndryshuar të dhënat që çojnë në identifikimin e tij.

“Drejtoria e Gjendjes Civile ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme të dhënat personale të Agron Malajt. Refereruar këtyre të dhënave rezulton se subjekti nuk ka kryer ndryshim në përbërësit e gjendjes civile.

Malaj nuk rezulton të ketë ndryshime në përbërit e gjendjes civile, ndërsa pavarësisht se në vendimet gjyqësore të ndryshme evidentohet si Agron Rufat Malaj dhe Agron Rifat Mala, nisur nga të dhënat si amësia, ditëlindja apo krahasimi i gjurmëve të gishtave rezulton se kemi të bëjmë me të njëjtin person”, thuhet në shkresën e prokurorisë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME