HomeLifestyle

E dini se “divorci gjatë gjumit” përmirëson marrëdhënien në çift?

Nëse partneri juaj ju mban zgjuar gjatë natës për shkak të gërhitjes, duke u ngritur shpesh ose thjesht duke qenë i bezdisshëm në shtrat, mund të jetë koha për një ndarje të shtratit. Ose le ta quajmë “divorci i gjumit” pra shumë çifte mund ta bëjnë gjumin e ndarë.

Sipas studimeve shumë çifte po flenë të ndarë, por kjo gjë ka rezultuar shumë mirë. Nëse ju keni probleme gjatë gjumit ose partneri juaj nuk fle qetë, atëherë mund të flini në një dhomë tjetër, ju thjesht do të bëni një gjumë më të rehatshëm dhe të shëndetshëm dhe nuk do të ndikojë aspak në marrëdhënien tuaj, thjesht do të jetoni më të lumtur.

Ky fakt nuk është i panjohur për ne, nëse ju kujtoni mesjetën, fshatarët shpesh flinin në dysheme me gjithë familjen, përfshirë edhe bagëtinë në dhomat pranë tyre, për t’i mbajtur ngrohtë dhe të sigurta gjatë natës. Dhe ndërsa shtretërit dolën në modë në shekullin e 15-të, njerëzit i ndërtuan ato aq të mëdhenj saqë kishte hapësire edhe për shërbëtorët në mënyrë që t’i kishin sa më pranë nëse kishte ndonjë rast urgjent.

Sipas studimeve të shumta rezulton se kur njëri nga partnerët ka probleme me gjumin natën, si gërhitja, mospërputhje orari apo shkaqe të tjera, ditën tjetër do të pasohet me konflikte në çift. Kështu ju do të zgjoheni të lodhur, nuk do të jeni me humor të mirë dhe ndjenja e pakënaqësisë do t’iu shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Një gjumë i shëndetshëm është i rëndësishëm për shërimin dhe përmirësimin e zemrës dhe enëve të gjakut, uljen e rrezikut nga mbipesha etj. Nëse gjumi juaj ndërpritet shumë herë gjatë natës atëherë ju nuk do të keni një jetesë dhe marrëdhënie të shëndetshme.

Nuk është turp dhe as çudi nëse vendosni që të flini të ndarë nga partneri. Ju vetëm gjatë kohës së gjumit do të jeni të ndarë, në gjumë ne harrojmë gjithçka madje dhe atë që jemi duke fjetur, kështu që për të përmirësuar marrëdhënien tuaj, nëse nuk përshtateni mund të flini të ndarë.

Provojeni njëherë…


TË NGJASHME