HomeShowbiz

E dinim se ishte beqar, kush ja ka vjedhur zemrën Capital T

Reperi i njohur Capital T është një artist shumë i dashur për publikun dhe vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Në postimin e tij të fundit Capital mund të ketë “thyer” shumë zemra, ose është thjesht klipi i tij i rradhës.

Ai ka publikuar një foto me një vajzë brune misterioze por nuk e ka zbuluar fytyrën e saj, edhe i ka bërë një dedikim mjaft romantik që na bëri akoma më shumë të dyshojmë për raportin e tyre.

“I kam sytë te ti, je gjithçka që shoh”, ka shkruar Capital T.

Shumë prej fansave i shkruajnë reperit që të publikojë emrin e vajzës dhe një foto me fytyrën e saj por Capital T është mjaft i rezervuar në lidhje me jetën e tij private dhe sa herë që provokon kështu, ne duam të dimë diçka më shumë.


TË NGJASHME