HomeLifestyle

E dinit që të udhëtosh në Budapest kushton kaq i lirë ?

Së fundi, është vënë re një dyndje e njerëzve drejt Budapestit. Dikush, dikur, zbuloi se biletat e avionit nga Prishtina drejt kryeqytetit Hungarez ishin shumë lirë dhe aq u desh që ai të bënte gati valixhet në Budapest.

Biletat nga Prishtina dhe vetëm udhëtimi kushtoi 20, 30 dhe 79 euro. Në varësi të datës së prenotimit, çmimi mund të jetë edhe më i ulët. Gjithashtu, duhet marrë parasysh rruga deri në aeroportin e Prishtinës, i cili me autobus kushton 20 euro, vajtje-ardhje.

Akomodimi në Budapest është i lirë, sidomos nëse gjeni apartamente apo shtëpi në AirBnB, ku mund të aplikoni filtra përsa i përket intervaleve të çmimit që jeni të gatshëm të paguani. Konsultohuni vazhdimisht me hartën që të siguroheni se apartamenti nuk është shumë larg qendrës apo vendeve që doni të vizitoni.

Në Hungari, anglishtja nuk është shumë e përhapur dhe mund të hasni vështirësi në komunikim. Gjithashtu, këshillohet të mos shkoni me lekë në destinacion apo t’i thyeni lekët në fjalë në aeroport. Monedha e Hungarisë quhet forint dhe gjendet me vështirësi në Shqipëri, për të mos thënë që nuk gjendet fare. Nisuni me euro dhe përdorni pikat e shkëmbimit të monedhave në Budapest.

Në rast emergjence, mund të telefononi të njëjtin numër si në vend, 112. Ambasada e Shqipërisë në Budapest ndodhet në Andrassy ut 132 dhe mund ta kontaktoni në këtë numër: +36 30 201 3676.

Kur kërkoni të dini mbi atraksionet turistike në Budapest, përgjithësisht janë:  Parliament House, Szechenyi Spa, Shoes on the Danube Bank, Budapest History Museum, etj.


TË NGJASHME