Lajme Lifestyle Showbiz

“E ëma e shiti për 500 dollarë”, e vërteta tronditëse e Demi Moore

Aktorja e famshme Demi Moore është hapur në një rrëfim të sinqertë për jetën e saj. Ajo ka folur për librin që ka shkruar, ku ka treguar gjithçka për jetën e saj duke filluar që nga fëmijëria e vështirë, si u bë e famshme dhe ndodhi të tjera tronditëse të jetës së saj.

Prindërit e aktores kanë qenë të dy të alkoolizuar dhe i kanë ndërruar shpesh qytetet ku banonin për shkak të borxheve dhe konflikteve. Pas divorcit të prindërve të saj, Demi mësoi se njeriu që mendonte se ishte i ati në fakt nuk ishte babai i saj biologjik. Ajo tregon se ka qenë vetëm 12 vjeçe kur e ëma tentoi vetëvrasjen dhe ajo e shpëtoi.

Por drama më e madhe e jetës së saj ndodhi kur Demi ishte 15 vjeçe. Gjatë kohës që jetonte vetëm me të ëmën, ajo e nxirrte nëpër lokale të ndryshme. Një ditë ajo u kthye në shtëpi me një burrë, i cili kishte çelësin e shtëpisë së tyre. Ai e përdhunoi Moore dhe në fund e pyeti se “si ndihej që e ëma e kishte shitur për 500 dollar”.

Më pas ajo la gjimnazin dhe u largua nga shtëpia e së ëmës për të krijuar një jetë të re për veten e saj. Pa asnjë trajnim ajo u paraqit në audicionet e aktrimit, sepse “s’kishte asgjë për të humbur”.

Karriera e saj ishte shumë e suksesshme që prej fillimeve, por ajo nuk arriti të mos binte pre e alkoolit dhe kokainës. Para se të fillonte xhirimet e “St. Elmo’s Fire”, producenti dhe drejtori i filmit këmbëngulën që Moore të shkonte në një qendër rehabilitimi dhe falë tyre ajo mundi ta kalonte këtë periudhë.

Related posts

Është vetëm 2 muajsh, por Almeda e ka gjetur që tani profesionin e djalit

Xhensila Gotanews

Astrit Patozi: Ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës i…

Mila

Gazeta spanjolle ‘ABC’: Transformimi i Tiranës premtues për turizmin!

Na Kontaktoni!