HomeShowbiz

E fejuar apo jo, Evi Reçi u jep fund spekulimeve

Këngëtaren e njohur Evi Reçi e kemi parë edhe si moderatore në emisionin e pasdites në “Vizion Plus.”

Së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Margjelo” dhe ka pasur një impakt të mirë tek publiku.

Ndërsa për jetën e saj private, Evi është mjaft e rezervuar, madje disa muaj më parë në një interviste për “Pop Culture” kur Dojna Mema e uroi për fejesën, këngëtarja pohoi duke thënë thjesht: “Faleminderit!”

Kudo në media filloi të përflitej për lajmin se Evi eshte fejuar dhe të gjithë po bëheshin kuriozë rreth mashkullit që i ka vjedhur zemrën bukuroshes.

Së fundmi në emisionin “Tempora”, Evi mohoi gjithçka duke thënë që asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

Moderatorja e emisionit Sonila Meço e pyeti: “Je fejuar apo jo, ta heqim këtë merak?”

“Jo, jo nuk është e vërtetë”, është përgjigjur Reçi.

Çdo dyshim që mund të kishim u hoq.


TË NGJASHME