HomeSociale

E fundit/ Banorët në protestë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për rrugën e Rinasit

Pas katër ditësh në prostestë për hapjen e rrugës me dy sense lëvizjeje, banorët e Rinasti kanë arritur të fitojnë kauzën e tyre.

Para pak minutash ARRSH ka hequr tabelat bllokuese në rrugën drejt aeroportit, duke njoftuar rikthimin e saj në gjendjen e mëparshme.

NJOFTIMI nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.


TË NGJASHME