HomeLajmi i Fundit

E FUNDIT/ Nuk ka ulje, Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Çmimi i naftës është rritur sërish ditën e sotme duke kapur shifrën 235 lekë për litër nga 226 lekë që ishte deri tani. Po ashtu benzina është rritur me dy lekë, 211 lekë-litri, ndërsa gazi vijon i pandryshuar, 115 lekë për litër.

Vendimi është marrë nga Bordi i Transparencës, i cili është mbledhur sot për të vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

235 Lekë/litri për gazoilin;

211 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 15.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

223 Lekë/litri për gazoilin;

199 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në një mbledhjen e ardshme nga Bordi.


TË NGJASHME