HomeTeknologji

E fundit, shpiket kompjuteri që lexon mendjen e përdoruesit

Ditët e sotme, pothuajse të gjitha bizneset janë në përdorim të kompjuterave për të kryer punën e tyre dhe së fundmi është shpikur një kompjuter i ri i cili mund të monitorojë aktivitetin e trurit dhe ta kthejë në imazh atë që përdoruesi është duke menduar.

Sipas shkencëtarëve ky kompjuter është në gjëndje të lexojë mendimin e përdoruesit dhe më pas të shfaqë vet imazhe në lidhje me atë çka përdoruesi po mendon.

Rrjeti nervori shte në gjendje të përshtaste parashikimin e tij për atë fytyrë personi që mendonte dhe të gjeneronte imazhe në përputhje me rrethanat. Përfundimisht, imazhet e gjeneruara nga kompjuteri progresivisht përputheshin me ato të menduara nga pjesëmarrësit, me një saktësi prej 83 përqind. Shkencëtarët besojnë se ky zhvillim do të mund të përdoret për të ndihmuar kreativitetin si dhe duke marrë një kuptim më të mirë se si njerëzit perceptojnë gjërat.


TË NGJASHME