HomeShowbiz

E gjeni dot se kush është e ëma dhe kush vajza?

Joleen Diaz është 43 vjeç dhe Meilani Parks është 19 vjeç.

Ato janë nënë e bijë dhe duken sikur të ishin motra. Diferenca prej 23 vitesh lenë vazhdimisht të huajt të habitur mbasi e marrin vesh.

Të dyja jetojnë në një apartament të vogël në Kaliforni të SHBA-së pasi Joleen dhe partneri i saj u ndanë 13 vite më parë. Por ata ende ruajnë raporte miqësore mes tyre. Madje darkojnë rregullisht dhe udhëtojnë shpesh në shoqërinë e njeri-tjetrit.

Nënë e bijë nuk kanë vetëm një ngjashmëri për t’u admiruar por edhe një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë. Por Joleen ka një sekret për të pasur një lëkurë rinore po aq sa e bija dhe e zbulon këtë për ju.

“Kam jetuar gjithmonë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive. Unë rrallë pi alkool, pushoj shumë dhe ha një dietë të ekuilibruar, mjaft të shëndetshme. Fillova të kujdesesha për lëkurën time në një moshë të re, diku rreth 12 ose 13 vjeçe. Nëna ime kishte blerë “Mary kay” (produkt kozmetik) dhe unë e përdorja fshehurazi produktet e saj për kujdesin e lëkurës”, u shpreh 43 vjeçarja.

Por ajo shtoi se rrezet e diellit kanë ndikuar jo pak në bukurinë e saj duke u shprehur se qëndron në diell çdo ditë madje edhe në ditë me re dhe me shi.

“Duke jetuar në Kaliforni, mbrojtja nga dielli është natyrisht thelbësore. Unë përdor absolutisht rrezatimin e diellit, çdo ditë, madje edhe në ditë me re dhe me shi. Unë gjithashtu përdor një serum me vitaminë C në mëngjes dhe në darkë”, tha ajo.


TË NGJASHME