HomeShowbiz

E gjykuan për marrëdhënien me ish-in e Ledrit, Sara bën gjestin e papritur ndaj Dua Lipës

Nëse duhet mbajtur raporte të mira me ish-at e partnerit është një pyetje shumë e ndërlikuar dhe që kurrë nuk do të ketë një përgjigje definitive për të. Mirëpo, Sara Hoxha ka treguar se ajo personalisht nuk e ka problem që të kalojë kohë apo edhe të bëjë foto me ish të dashurën e Ledrit që është pikërisht Dua Lipa.

“Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”, tha Sara në një intervistë të fundit duke ngjallur shumë komente në rrjet.

Të shumtë ishin ata që e “kryqëzuan” duke mos rënë dakord me teorinë e blogeres për të pasur shoqëri me ish-in e Ledrit.

Që prej ditës së djeshme Dua Lipa është në Kosovë dhe si për t’i mbyllur gojën njerëzve, Sara Hoxha ka shpërndarë një foto të këngëtares teksa performonte në festivalin Sunny Hill.

Pra përveçse ishte në festivalin e saj, Sara edhe postoi foton e Duas, duke mos I shtuar asnjë koment, por veprimi flet vetë!


TË NGJASHME